Politike

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e KE, Juncker: Zgjedhjet të mbahen më 30 qershor

Kryeministri Rama ka zhvilluar konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker. Juncker mbështeti Shqipërinë, duke këmbëngulur për zgjedhje lokale më 30 qershor. Rama nuk ka pranuar ta komentojë situatën poltike, por është shprehur se Shqipëria e meriton vijimin e rrugës drejt BE-së pasi ka punuar për negociatat.
Featured image of article: Rama në Bruksel, takohet me presidentin e KE, Juncker: Zgjedhjet të mbahen më 30 qershor

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm është larguar nga Shqipëria për një vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të hapjes së negociatave nga Shqipëria.

Rama ka zhviluar disa takime me krerët më të lartë në BE, ku edhe kanë diskutuar lidhur me progres-raportin dhe për rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt BE-së.

Kreu i qeverisë doli në një konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker, i cili mbajhti anën e kryeministrit për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor. Juncker theksoi se shtyrja e zgjedhjeve do të ndikonte në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë Rama ka zgjedhur që të mos e komentojë situatën politike më Bruksel, duke u shprehur se do të kthehej në Shqipëri dhe do të diskutonin.

Në fund të deklaratës për shtyp, Juncker siguroi edhe njëherë kreun e qeverisë shqiptare se do ta mbështeste në procesin e hapjes së negociatave.

(k.m/A.S/ Dosja.al)

  • 22:24

    Marrëdhëniet Kosovë-Serbi/ Juncker: Të përkushtohen për dialog konstruktiv

    Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, në konferencë për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i pyetur për dialogun Kosovë – Serbi, tha se të dyja palët duhet të përkushtohen për një dialog konstruktiv.

    Juncker tha se Kosova dhe Serbia duhet që të dialogojnë për të arritur një marrëveshje, pasi vetëm kështu do të shihnin drejt BE-së.

    “Unë gjithmonë kam qenë në favor për një dialog konstruktiv mes Serbvisë dhe Kosovës. S’jam i kënaqur që ky proces nuk po ecën në drejtim të duhur. I nxis të dyja palët të jenë më të hapura. Nëse kjo mosmarrëveshje nëse nuk zgjidhet, s’do ketë shans për Serbinë dhe Kosovën, atëherë s’do ketë të ardhme për këto shtete në BE. Ne nuk duam destabilitet në rajon, por duam stabilitet. BE nuk luan me askënd, por dëshiron zgjerim për vendet që e meritojnë”, tha Junker.

  • 21:19

    Jucker humb sensin e kohës, bën gafën për zgjedhjet lokale: I keni në fund të prillit? Rama e ndihmon

    Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka bërë lëmsh datën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

    Gjatë fjalës së tij, Juncker tha se zgjedhjet do të zhvilloheshin në prill edhe pse jemi në qershor.

    Gafa e Juncker:

    Juncker: Zgjedhjet janë vendosur në fund të muajit…prill?

    Rama: Qershor

    Juncker: Ah po qershor, se prilli ishte muaji i fundit para muajit të fundit. Kam aq shumë qejf kur Shqipëria bën progres saqë ngatërrova muajin.

  • 20:53

    Reformat/ Rama e thotë hapur: E deklaroj publikisht, nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli

    Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkëet për mediat me presidentin e KE-së Jean- Claude Juncker ka folur për reformat e ndërmarra nga Shqipëria.

    Rama është shprehur se reformat që janë ndërmarrë në vend nuk janë bërë prej këmbënguljes së Brukselit.

    “E deklaroj publikisht se ne nuk i bëjmë këto punë se na i kërkon Brukseli por sepse na i kërkon vendi ynë. E bëjmë për të ardhmen e fëmijëve tanë,”-tha Rama.

  • 20:43

    Presidenti i KE-së, Juncker mbështet Ramën: Zgjedhjet duhet të mbahen në 30 qershor


    Presidenti i KE Jean- Claude Juncker në një deklarate të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama nga Brukseli tha se zgjedhjet duhet të mbahet më 30 qershor.

    Më tej, Junker ka shtuar se është në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

    Nuk dua të ndërhyj në këtë debat të brendshëm, por ndava pikëpamjen time që nëse zgjedhjet duhet të ndodhin, askush nuk duhet ti ndalojë që të shprehin pikëpamjet demokratike, prandaj jam në favor, pa ndërhyrje, që këto zgjedhjet duhet të zhvillohen, nëse jo do të dëmtojnë perspektivën Europiane të Shqipërisë,“-tha Juncker.

  • 20:27

    'Nuk iu përgjigje pyetjes' Gazetarja serbe vë me "shpatulla pas murit" Ramën

    Kryeministri Edi Rama është vënë me “shpatulla pas murit” nga një gazetare serbe. 

    Gazetarja e pyeti kryeministrin Rama se si do të reagonte nëse negociatat do të çeleshin për Maqedoninë e Veriut dhe jo për Shqipërinë. 

    Gazetarja: Nuk mora një përgjigjie për pyetjen time. Çfarë qëndrimi do të mbani nëse nuk çelen negociatat për Shqipërinë, ndërsa për Maqedoninë e Veriut po?

    Edi Rama: Në Shqipëri kemi një diskutim lidhur me kompetencat. Për këtë pyetje duhet të marrësh një përgjigjie nga Parlamenti Europian.

  • 20:10

    'E diskutojmë kur të kthehemi', Rama nuk u përgjigjet pyetjeve për Metën në Bruksel

    Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklratat e presidentit Ilir Meta ditën e sotme.

    Pas disa pyetjeve rrjesht, Rama u ka thënë gazetarëve se do të flasin për presidentin dhe situatën në Shqipëri kur të kthehen në Shqipëri.

Shto Koment