Politike

‘E diskutojmë kur të kthehemi’, Rama nuk u përgjigjet pyetjeve për Metën në Bruksel

11 Qershor 2019, 18:19 Nga DOSJA
‘E diskutojmë kur të kthehemi’, Rama nuk u përgjigjet

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratat e presidentit Ilir Meta ditën e sotme.

Pas disa pyetjeve rrjesht gjatë konferencës me presidentin e KE-së, Jean-Clade Juncker, Rama u ka thënë gazetarëve se do të flasin për presidentin dhe situatën në Shqipëri kur të kthehen në Shqipëri.

“Nuk kam kohë për të folur për Presidentin e Shqipërisë. Do të kemi kohë për këtë,”-tha Rama.

Kujtojmë se të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend.

Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli dje të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama jean-claude juncker konferenca rama-juncker negociatat e shqiperise edi rama jean-claude juncker konferenca rama-juncker negociatat e shqiperise

Sondazh

Poll