PolitikeVirale

Jucker humb sensin e kohës, bën gafën për zgjedhjet lokale: I keni në fund të prillit? Rama e ndihmon

Presidenti i Komisionit Europian tha se zgjedhjet lokale në Shqipëri do të zhvilloheshin në prill edhe pse jemi në qershor.

BRUKSEL- Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka bërë lëmsh datën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Juncker tha se zgjedhjet do të zhvilloheshin në prill edhe pse jemi në qershor.

Gafa e Juncker:

Juncker: Zgjedhjet janë vendosur në fund të muajit…prill?

Rama: Qershor

Juncker: Ah po qershor, se prilli ishte muaji i fundit para muajit të fundit. Kam aq shumë qejf kur Shqipëria bën progres saqë ngatërrova muajt.

Kryeministri Rama ka zhvilluar konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker. Juncker mbështeti Shqipërinë, duke këmbëngulur për zgjedhje lokale më 30 qershor. Rama nuk ka pranuar ta komentojë situatën poltike, por është shprehur se Shqipëria e meriton vijimin e rrugës drejt BE-së pasi ka punuar për negociatat.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment