Politike

“Rama më i aftë se Basha për qoka”, Rakipi: Juncker foli nën avujt e alkoolit (VD)

11 Qershor 2019, 19:46 Nga DOSJA
“Rama më i aftë se Basha për qoka”, Rakipi: Juncker

Në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 po komentohet sot situata aktuale politike ai dhe përplasjet President-Kryeministër në distancë për datën e zgjedhjeve.

Paneli me gazetarë e politikanë komentuan edhe deklaratën e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker i cili tha se zgjedhejt në Shqipëri duhet të mbahen më 30 qershor.

Gazetari i njohur Ylli Rakipi deklaratën e Juncer e komentoi si një deklaratë nga një person që flet nën avujt e alkoolit e është në fund të mandatit të tij, ndërsa për Ramën tha se është nga ata politikanë, i zoti të marrë qoka.

“Vizita e Ramës vjen në në një ditë të keqe, bëhet për të marrë ndonjë benefit. Ndërsa Juncer njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit. Ai e ka mbaruar funksionin, pritet ta zëvendësojë dikush tjetër. Rama është në fund të krediteve të veta dhe kërkon të takojë këta pleqtë e Europës. Megjithatë mund të them se Rama është i zoti të marrë qoka”, tha Rakipi.

Marrë nga Balkanweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama jean-claude juncker juncker tapë konferenca rama-juncker lulzim basha ylli rakipi edi rama jean-claude juncker juncker tapë konferenca rama-juncker lulzim basha ylli rakipi

Sondazh

Poll