Politike

Anulimi i zgjedhjeve/ DASH: Po vlerësojmë pasojat e njoftimit të presidentit Meta

11 Qershor 2019, 17:51 Nga DOSJA
Anulimi i zgjedhjeve/ DASH: Po vlerësojmë pasojat e njoftimit të

SHBA- Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës, lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.

Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.

Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë para gazetarëve, pas rezolutës së Partisë Socilaiste për parlamentin dhe thirrjeve se dekreti i tij ishte “nul”. Kreu i shtetit përsëriti sërish se nuk do të ketë zgjedhje lokale. Mesazhet i drejtoi sërish për Bashën, Ramën, Berishën dhe ndërkombëtarët.

Marrë nga VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dash ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale dash ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll