Politike

Reformat/ Rama e thotë hapur: E deklaroj publikisht, nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli

11 Qershor 2019, 18:06 Nga DOSJA
Reformat/ Rama e thotë hapur: E deklaroj publikisht, nuk i bëjmë

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkëet për mediat me presidentin e KE-së Jean- Claude Juncker ka folur për reformat e ndërmarra nga Shqipëria.

Rama është shprehur se reformat që janë ndërmarrë në vend nuk janë bërë prej këmbënguljes së Brukselit.

“E deklaroj publikisht se ne nuk i bëjmë këto punë se na i kërkon Brukseli por sepse na i kërkon vendi ynë. E bëjmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ashtu siç kemi rëne dakord, të gjitha vendimet e KE për hapjen e negociatave janë kaq të vendosur siç jeni ju dhe pjesë a me e madhe e BE. Tashmë ka ardhur koha që Europa të bëjë atë që ne presim për të na u njohur meritat tona. Dhe për të na u ndezur drita e gjelbërt,”-tha Rama.

Kryeministri Rama ka zhvilluar konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker. Juncker mbështeti Shqipërinë, duke këmbëngulur për zgjedhje lokale më 30 qershor. Rama nuk ka pranuar ta komentojë situatën poltike, por është shprehur se Shqipëria e meriton vijimin e rrugës drejt BE-së pasi ka punuar për negociatat.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama jean-claude juncker konferenca rama-juncker edi rama jean-claude juncker konferenca rama-juncker

Sondazh

Poll