Politike

Këshilli Kombëtar i PD merr vendimin: Krijohet Aleanca për Mbrojtjen e Demokracisë

11 Qershor 2019, 18:34 Nga DOSJA
Këshilli Kombëtar i PD merr vendimin: Krijohet Aleanca për

TIRANË- Në përfundim të mbledhje së thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Këshilli Kombëtar i PD-së, ka vendosur krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Në vendimin e publikuar nga Partia demokratike, thuhet se kjo aleancë shërben si një bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Po ashtu, në vendin thuhet: “Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, të hartojë një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore për t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze, me qëllim që të vendosë standardet europiane të demokracisë, shtetit të së drejtës, lirive ekonomike e mundësive për të gjithë dhe mbështetjes sociale për shtresat në nevojë”.

Vendimi i detyron strukturat përgjegjëse që brenda datës 15 qershor  të formojnë Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rrezikun që i kanoset demokracisë.

Vendimi i plotë: 

V E N D I M

Nr. 20/2, datë 11/06/2019

MBI QENDRIMIN E PARTISË DEMOKRATIKE PËR THELLIMIN E KRIZËS POLITIKE, KUSHTETUESE DHE INSTITUCIONALE NË SHQIPËRI

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i mbledhur më datë 11 Qershor 2019,

VLERËSON SE NË KUSHTET KUR:

(III) Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjesuar Gjykatën e Lartë, ka asgjesuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumenta politikë kundër kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve të lirë e të ndershëm Policinë dhe Shërbimin Informativ, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;

(IV) Qeveria e dalë nga zgjedhje të deformuara dhe të diktuara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar, ka krijuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendje katastrofale të mjerimit social;

(V) Qeverisja ka degraduar në nivele të paprecedenta korrupsioni, me grabitje qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, me koncesione dhe vepra korruptive, si Kullat tek “Teatri Kombëtar”, Unaza e Re, rruga Milot-Balldren, rruga Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, koncesionet në shëndetësi, inceneratorë etj.

DUKE MBAJTUR NË KONSIDERATË:

Në mbështetje të nenit 49 dhe 50 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe në vijim të vendimit nr. 20, datë 20.02.2019 dhe nr. 20/1, datë 18.04.2019 të Këshillit Kombëtar, në mbledhjen e datës 11/06/2019,

 

KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

V E N D O S I:

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI I KËSHILLIT                                                           KRYETARI

BUJAR NISHANI                                                                    LULZIM BASHA

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

GAZMENT BARDHI

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleanca qatetare për mbrojtjen e demokracisë keshilli kombetar i pd vendimi aleanca qatetare për mbrojtjen e demokracisë keshilli kombetar i pd vendimi

Sondazh

Poll