Sport

Përjashtohet se nuk ishte vaksinuar, ylli i NBA reagon i tërbuar: Është zgjedhja e..

14 Tetor 2021, 14:14 Nga DOSJA
Përjashtohet se nuk ishte vaksinuar, ylli i NBA reagon i tërbuar:

SHBA-Kyrie Irving ka zgjedhur Instagram Live për të thënë fjalën e tij, një ditë pasi u pezullua nga Brooklyn sepse statusi i tij si i pavaksinuar e pengon atë të luajë ndeshjet në shtëpi me Nets. “Ne nuk mund të kemi lojtarë me kohë të pjesshme,” u shpreh një zyrtar i NBA.

“Zgjedhja ime nuk është çështje politike, nuk ka të bëjë me NBA apo ndonjë ekip, është vetëm për jetën time, dhe atë që vendos të bëj -ishte sulmi i 29 -vjeçarit -. Nuk kam asnjë synimin për të dalë në pension ose për t’u larguar nga NBA, kam akoma shumë punë për të bërë”.

 

https://t.co/vOtvguCQPr

— BLACK TZEDEK (@BlackTzedek) October 14, 2021

POSTIMI I KYRIE IRVING

“Unë duhet të përdor zërin tim për të thënë të vërtetën time – shpjegon Irving në mënyrë të drejtpërdrejtë -. Askush nuk mund të manipulojë zërin tim. Mos mendoni se dua të heq dorë për shkak të detyrimit për vaksinim. Mos besoni atë që thonë njerëzit për mua nëse nuk vjen nga unë. Në botën reale, unë shoh njerëz që humbin punën për shkak të këtyre detyrimeve, të cilët duhet të bëjnë zgjedhje të vështira që unë i respektoj. Çfarë do të bënit nëse nuk ndiheni rehat të luanit, sepse ju ishte premtuar se do të kishit përjashtime, se askush nuk do t’ju detyronte të vaksinoheni?

Idetë e mia nuk ishin një problem kur filloi sezoni. Nuk është diçka për të cilën jam përgatitur. Fillova sezonin duke menduar se mund të luaja basketboll, se mund të përdor talentin tim për të vazhduar të ndikoj tek njerëzit në mënyrën e duhur. Njerëzit flasin për mua me bindje absolute, të sigurt për atë që duhet të bëj, si duhet të ndihen shokët e mi të skuadrës për mua, për atë që ekipi im duhet të bëjë. Unë dua të vazhdoj të qëndroj në formë, të jem gati për të luajtur, të jem pjesë e kësaj bote. Por realiteti është se për të luajtur në Nju Jork, për të qenë pjesë e ekipit tim, duhet të vaksinohem. Unë kam zgjedhur të mos jem, dhe kërkoj që të gjithë të respektojnë zgjedhjen time”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kyrie irving nba kyrie irving nba

Sondazh

Poll