Sport

Paris Saint-Germain, shtyhet bashkimi i Sergio Ramos me grupin…

14 Tetor 2021, 13:21 Nga DOSJA

FRANCE Përditësohet buletini nga stafi mjekësor i Paris Saint-Germain, mbi kushtet dhe gjendjen shëndetësore të spanjollit Sergio Ramos.

Mbrojtësi do të vazhdojë punën e personalizuar nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor edhe për 10 ditë të tjera, me qëllim rikthimin në stërvitje me grupin.

Mos harroni se spanjolli, 35 vjeç, nuk ka luajtur që nga ardhja e tij te Paris SG, madje as edhe në një ndeshje miqësore.

Një situatë që po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, deri në atë pikë sa të ushqejë thashethemet për lamtumirën e tij qysh në janar.

Mbrëmjen e djeshme trajneri Mauricio Pochettino nuk ishte i qartë në lidhje me kthimin e tij, megjithëse u përpjeq të ruante një lloj optimizmi të ftohtë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll