Sport

“Ai është flamuri më i bukur n’botë…” – shtatë vjet nga droni në Beograd

14 Tetor 2021, 14:01 Nga DOSJA
“Ai është flamuri më i bukur

SERBI-Data 14 tetor i vitit 2014, në orën 21:27 është ndërprerë ndeshja Serbi-Shqipëri që zhvillohej për kualifikueset e Kampionatit Europian Francë 2016.Ndërprerja ishte paralajmëruar para ndeshjes, kur tifozët serbë fërshëllyen himnin shqiptar.Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.

Arbitri anglez Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të gjykonte në atë lloj trysnie, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarët serbë që gjendeshin aty. Në minutën e 42′ në qiellin e Beogradit, sipër tifozëve, valëvitet një dron ku dallohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”. Një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë në tokë flamurin me simbole shqiptare e lojtarët e Shqipërisë vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.

Pas kësaj,topi u “harrua” dhe filloi beteja ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Nga shkallët e stadiumit zbriten tifozët serbë për tu konfrontuar me lojtarët shqiptarë. Pjesëtarët e sigurimit, në vend se të mbronin lojtarët shqiptarë, u bënë bashkë me spektatorët e lojtarët serbë duke i goditur me grushte e karrige derisa lojtarët shqiptarë hynë në dhomat e zhveshjes. Në kushte të tilla ndeshja u ndërpre! Zhvillimi ndeshjes Serbi – Shqipëri pastaj u zhvillua në dyert e gjykatave.

Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshja të shkonte në favor të Serbisë, ndërsa dy kombëtaret të dënoheshin me nga 100 mijë euro, Serbisë t’i hiqeshin dy pikë dhe dy ndeshje t’i luante pa tifozë.Pas ankesës së Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, më 10 korrik të vitit 2015, 3 pikët e ndeshjes kaluan në anën e Shqipërisë.

Ndërkohë ishte “zbuluar” edhe autori i dronit, Ismail Morina, “Ballisti”.Mrekullia ndodhi në Yerevan: Ndeshja Armeni – Shqipëri përfundoi me rezultatin 3:0 dhe Shqipëria për herë të parë arriti të kualifikohej në kampionatin Europian, falë edhe 3 pikëve në atë që ndodhi në Beograd.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport serbi shqiperi serbi shqiperi

Sondazh

Poll