Sport

“Katar 2022”, Argjentina sfidon Perunë: synimi të sigurohet vendi i dytë…

14 Tetor 2021, 09:23 Nga DOSJA
“Katar 2022”, Argjentina sfidon Perunë: synimi të

ARGJENTINE – Ndeshja e 12-të kualifikuese për “Katar 2022”. Argjentina do të presë Perunë në “Monumental”, në orën 01.30 në mëngjesin e 15 tetorit. “Celestët” vine pas një 3-0 e shkëlqyer kundër Uruguajit: Messi, De Paul dhe Lautaro Martinez shënuan. Para kësaj, paten një barazim pa gola me Paraguajin.

Vendi i dytë në renditjen për zonën e Amerikës së Jugut është pothuajse një garanci për ekipin e Scalonit: 22 pikë të mbledhura në dhjetë ndeshje. Peruja ka grumbullluar 11 pikë, në po aq lojëra. E mundur nga Bolivia në ndeshjen e fundit dhe fituese 2-0 kundër Kilit: Cueva dhe Pena shënuan.

Në zonën CONMEBOL, sikurse dihet, katër të parët fitojnë qasje të drejtpërdrejtë për në finalet e Kupës së Botës. E pesta luan në “play-off”. Argjentina është +6 pikë nga vendi i tretë, por rruga drejt kualifikimit është ende e gjatë. Rifitimi i terrenit të humbur është misioni i Perusë (tre fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje deri më tani). Vendi i fundit i dobishëm për në Katar është i zënë nga Kolumbia, me katër pikë larg. Një synim, që duke folur aritmetikisht, është ende i mundur.

39 ndeshje janë luajtur mes Argjentinës dhe Perusë. Statistikat flasin qartë: 25 fitore për “celestët”, vetëm 5 për kuqebardhët dhe 9 barazime. Në ndeshjen e parë për “Katar 2022”, më 18 nëntorin e kaluar, skuadra e Scaloni fitoi 2-0 me golat e Nicolas Gonzalez dhe Lautaro Martinez. Suksesi i fundit i Perusë daton 24 vjet më parë, në çerekfinalet e Kupës së Amerikës ’97.

Eshtë e vështirë të imagjinohet që ekipi i stërvitur nga Gareca të fitojë tre pikët. Në sulm mund të ketë vend për Lapadulan, ende pa shënuar në këto ndeshje tetori. Djemtë e Scalonit janë ende të pamposhtur. Peruja është pengesa e radhës për ta.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll