Sport

Pochettino tregon të vërtetën e së ardhmes së Mbappe dhe Neymar

14 Tetor 2021, 07:51 Nga DOSJA
Pochettino tregon të vërtetën e së ardhmes së Mbappe

FRANCE – Mauricio Pochettino mbron qëndrueshmërinë e merkatos së mrekullueshme të Paris Saint-Germain: “Ne nuk po bëjmë absolutisht asgjë jashtë rregullave, përkundrazi, për lojtarët e mëdhenj ne jemi ekipi që ka shpenzuar më pak, duke i blerë me parametra zero. Ndonjëherë flasim shumë pa e ditur. Kontrollet në skuadrat e tjera kushedi çfarë surprizash do të na dalin,” – tha Pochettino për “Marca”.

Argjentinasi më pas komentoi situatën e kontratës së Mbappe, që skadon në vitin 2022 dhe që kërkohet me insistim nga Real Madridit:

“Situata është e hapur, askush nuk e di të ardhmen: PSG mund t’i ofrojë atij argumente që mund ta bëjnë atë të lumtur. Dhe gjithsesi nuk kam asnjë dyshim për të”. Nëse në maj do të kishte një finale Champions, midis Real-PSG do të luante Kyliani? “Deri në ditën e fundit, pavarësisht nëse është 30 qershor apo 10 qershor, ai do të jetë 200% profesionist, ai është një nga ata lojtarë si Messi apo Cristiano Ronaldo “.

Duke folur për Leon, Pochettino shpjegon se si filloi negociata: “Leonardo më thërret për të më thënë: se ka mundësi të marrim Messin, a do ta donit? Domethënë, ai madje më thirri për të më pyetur… Unë u përgjigja: është një shaka, apo është vërtet e mundur? Dhe pastaj bisedimet filluan, gjithçka ishte shumë e shpejtë”.

Së fundi, emri i tretë parizien: “Neymar foli me Leonardo, mendoj se gjithçka është e qartë për të ardhmen e tij (pas deklaratave të brazilianit që dukej se sugjeronin një lamtumirë të mundshme në fund të vitit të ardhshëm). Ka shumë presion, ai tha diçka që mund të interpretohet në shumë mënyra, por nuk kam dyshim se ai dëshiron të jetë këtu për t’i dhënë klubit Champions League.”
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll