Sport

Cristiano Ronaldo prenoton një “Bugatti” të ri: një super makinë 10 milionë euro!

14 Tetor 2021, 09:49 Nga DOSJA

ITALI – Cristiano Ronaldo njihet si pasionant i madh pas makinave. Lajmi i fundit është, që ylli portugez, do të shtojë në “flotën” e tij një makinë vërtet super, një “bishë” të vërtetë.

Sulmuesi i Manchester United ka pronotuar një “Bugatti Centodieci”, xhevahiri më i ri i markës së themeluar nga Ettore Bugatti, që do të prodhohet në një numër të kufizuar prej vetëm 10 copësh. Çmimi është pak më shumë se 10 milionë euro dhe është frymëzuar nga modeli historik “Bugatti”.

E ndërtuar në Francë, në Malsheim, makina do të jetë e pajisur me një motor 1500 kuaj fuqi, e aftë të shkojë nga 0 në 100 km/orë në 2.4 sekonda dhe të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 380 km/orë.

Dorëzimi i makinës pritet të bëhet vitin 2022, raporton “Il Corriere della Sera”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll