Sport

Klauzola, rekord: 1 miliardë euro! Pedri te Barcelona deri më 2026…

14 Tetor 2021, 13:41 Nga DOSJA

SPANJE – Klauzola e largimit do të jetë rekord: një miliard euro! Kjo është ajo, që parashikohet në rinovimin e kontratës së talentit Pedri me Barcelonën deri në vitin 2026, ngjarje e zyrtarizuar sot nga klubi “blaugrana” me një njoftim për shtyp.

Një shifër “faraonike”, më e larta në historinë e Barcelonës dhe futbollin botëror, për të ndalur mesfushorin e lindur në 2002, një element themelor për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit katalanas dhe kombëtares spanjolle, si dhe për të shmangur tundimet e mundshme majtas dhe djathtas.

Nënshkrimi i marrëveshjes së re, së bashku me presidentin Laporta (kontrata ekzistuese skadoi në qershor 2022) dhe konferenca për shtyp është caktuar për të premten. Pedri u bë lojtar i Barcelonës më 20 gusht 2020: 56 ndeshje deri më tani midis La Liga dhe kupave (4 gola dhe 6 asistime).

Lojtari është përfshirë në listën prej 30 kandidatësh për “Topin e Artë” të ardhshëm, duke dëshmuar për “shenjtërimin” e tij të arritur ndërkombëtarisht, pavarësisht moshës së tij të re.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll