Sport

“Katar 2022”: Meksika nuk ndalet, SHBA dhe Kanada e ndjekin nga pas…

14 Tetor 2021, 10:31 Nga DOSJA

SHBA – Në mesnatën e djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Amerikës Qendrore dhe asaj Veriore, të përfshira në të ashtuquajturën CONCOCAF, janë zhvilluar katër takime të ditës së gjashtë të kualifikueseve për botërorin “Katar 2022”.

Pas humbjes 0-1 ndaj Panamasë dhe barazimit 0-0 ndaj Xhamajkës, kombëtaret respective të SHBA-së dhe Kanadasë, i rikthehen fitoreve. Amerikanët fituan 2-1 ndaj Kosta Rikës, ndërsa kanadezët mposhtën 4-1 Panamanë në Toronto.

Ndërkohë, Meksika vazhdon ecurinë e saj të rezultateve pozitive. Pasi fitoi 3-0 në shtëpi në ndeshjen e mëparshme, ata triumfuan 2-0 edhe në transfertën ndaj El Salvadorit.

Ja dhe rezultatet teknike të ndeshjeve të ditës së 6-të të kualifikuese drejt “Katar 2022” për zonën e CONCOCAF-it:

SHBA – Kosta Rika 2-1 (Dest 25’, Moreira 66’(a) /Furre 1’)

Kanada – Panama 4-1 (Murillo 28’(a), Davies 66’, Buchanan 71’, David 78’/Blackburn 5’)

Honduras – Xhamajka 0-2 (Roofe 38’, Fisher 79’)

El Salvador – Meksika 0-2 (Moreno 30’, Jimenez 90’+3 (p)

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll