Sport

“Bombardim me çekiçë për shqiptarët”! Sportistja polake pa mëshirë ndaj tifozëve ..,

14 Tetor 2021, 09:50 Nga DOSJA
“Bombardim me çekiçë për shqiptarët”!

POLONI-Anita Wlodarczyk, rekordmene dhe kampione bote në hedhje çekiçi, ka reaguar me një postim në Twitter për sjelljen e tifozëve shqiptarë. Asaj nuk i pëlqeu aspak reagimi që tifozët e Kombëtares shqiptare bënë pas golit të Swiderskit.Ata hodhën shishe në drejtim të lojtarëve polak, çka detyroi arbitrin Turpin të ndërpriste ndeshjen për disa minuta.

 

Szkoda, że nie ma mnie na murawie w Tiranie ? byłoby bombardowanie młotami ☄️☄️ w stronę albańskich kibiców za beznadziejne zachowanie ?

— anita wlodarczyk (@AnitaWlodarczyk) October 12, 2021

Kështu, 36-vjeçarja ka reaguar duke “kërcënuar” në një lloj forme tifozët e Shqipërisë.“Sa keq që nuk jam në terren në Tiranë. Do të bombardoja me çekiçë tifozët shqiptarë për sjelljet e tyre të pashpresa”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anita wlodarczyk polonia shqiperia anita wlodarczyk polonia shqiperia

Sondazh

Poll