Bota

Sveçla: Aksioni policor nuk është kundër qytetarëve por krimit të organizuar

13 Tetor 2021, 14:46 Nga DOSJA
Sveçla: Aksioni policor nuk është kundër qytetarëve

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni i sotëm është në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar dhe nuk është kundër qytetarëve e as institucioneve të caktuara.

Në një konferencë për media, Sveçla bëri të ditur se gjatë aksionit janë lënduar tetë polic, ndërkaq u uroi shërim të shpejt e kthim sa më parë në detyrë.

Tetë zyrtarë policor janë të lënduar në këtë aksion”, tha Sveçla në konferencën për media.

Gjithashtu ai theksoi se ky aksion ka qenë i suksesshëm, ndërkaq tha se nuk do të lejojnë që askush prish rendin e qetësinë në territorin e vendit tonë.

Aksion i sotëm rezultoi suksesshëm me konfiskimin e mallrave dhe arrestimin e personave të përfshirë në kontrabandim të tyre. Ky aksion është në vazhdën e  angazhimit ne luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar kundër qytetarëve dhe lokacioneve të caktuara”, tha Sveçla.

Ai u shpreh se të gjithë personat pavarësisht përkatësisë etnike, politike ose religjioze që janë pjesë e bandave kriminale do të përballen me forcën e ligjit.

Lajmi kryesor/Tensione në Kosovë! Serbët në Veri sulmojnë Policinë, 8 të arrestuar, edhe shqiptarë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll