Bota

Tensionet në Kosovë, reagon Grenell: Manipulimet politike të Prishtinës të ndalojnë

13 Tetor 2021, 14:25 Nga DOSJA
Tensionet në Kosovë, reagon Grenell: Manipulimet politike të

KOSOVË– I dërguari special i ish-presidentit Trump për Negociatat e Paqes në Serbi dhe Kosovë, Richard Grenell ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës duke shkruar në Twitter se manipulimet politike të Prishtinës duhet të ndalen. Sipas Grenell, marrëveshja e brukselit e vendosur para pak ditësh është shkelur. 

“Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet ndjekur – kjo është një shkelje e saj. Manipulimet politike të Prishtinës para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë duhet të ndalojnë. Kjo gjë është e rrezikshme dhe e pamatur. Joe Biden gjithashtu nuk duhet të rrijë në heshtje gjatë kësaj situate.” shkroi ai. 

 

The Brussels Agreement is clear & should be followed – this is a violation of it.

The political manipulations by some in Pristina before Sunday’s local elections in Kosovo must stop. This is dangerous & reckless.

Joe Biden must also not be silent on this situation. https://t.co/Tpvxbpux0U

— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 13, 2021

Forcat e Policisë së Kosovës dhe grupet etnike serbe u përfshinë në përleshje këtë të mërkurë, të cilat shpërthyen pas operacionit policor ndaj mallrave kondrabandë me prejardhje serbe. 

(i.d.Dosja.al)

LAJMI KRYESOR: Tensione në Kosovë! Serbët në Veri sulmojnë Policinë, 8 të arrestuar, edhe shqiptarë

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grenell kosove tensionet në veri të kosovës grenell kosove tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll