Bota

Osmani reagon për situatën në veri: Krimi nuk ka etnitet

13 Tetor 2021, 14:44 Nga DOSJA
Osmani reagon për situatën në veri: Krimi nuk ka etnitet

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për situatën e krijuar në veri të vendit pas aksionit të policisë kundër kontrabandës.

Në një status në Facebook, Osmani ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe se ky i fundit s’ka etnitet dhe se kushdo që e kundërshton aksionin e policisë është në anën e krimit të organizuar.

Lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe duhet të jetë e kampromis.Policia e Kosovës dhe Autoritetet e Doganave ndërmorrën një aksion legjitim kundër grupeve të organizuara kriminale të përfshira në kontrabandë, në disa lokacione në Republikën e Kosovës.Krimi s’ka etnitet dhe duke e lidhur në mënyrë false aksionin e sotëm me grupe etnike është thellësisht e papërgjegjshme dhe do të shërbejë vetëm për rritjen e tensioneve. Kushdo që është kundër këtij aksioni është duke në anën e krimit të organizuar dhe është kundër vlerave të sundimit të ligjit të BE-së”, ka shkruar presidentja Osmani.

Lajmi kryesor/ Tensione në Kosovë! Serbët në Veri sulmojnë Policinë, 8 të arrestuar, edhe shqiptarë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dhuna ne veri te kosoves tensionet në veri të kosovës vjosa osmani dhuna ne veri te kosoves tensionet në veri të kosovës vjosa osmani

Sondazh

Poll