Bota

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, dënohet me 14 muaj burg ish-deputeti në Kosovë

12 Tetor 2021, 15:30 Nga DOSJA
Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, dënohet me 14 muaj burg

KOSOVË– Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi u dënua me 1 vit e 2 muaj burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. Telegrafi shkruan se vendimin e ka marrë Gjykata Themelore e Prishtinës.

Të akuzuarit në dënimin që do të kryej do t’i llogaritet edhe koha që ka kaluar në arrest shtëpiak nga 9 gushti e deri më 8 shtator të vitit 2016.

Çaushi më 10 gusht të vitit 2016, gjatë seancës së Kuvendit në Kosovë, ka hedhur gazlotsjellës. Aktakuza për Çaushin u ngrit më 27 mars në 2018 nga Prokuroria e Prishtinës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni driton çaushi vetëvendosje driton çaushi vetëvendosje

Sondazh

Poll