Bota

Hakeri tregon “sekretet”, si të zbuloni kamerat e fshehura në hotele

12 Tetor 2021, 12:33 Nga DOSJA
Hakeri tregon “sekretet”, si të zbuloni kamerat e fshehura

BRITANI E MADHE – Marcus Hutchins, një haker britanik, ekspert në sigurinë kibernetike ka “hedhur” dritë në rrjetin social Tiktok, mbi kureshtjen e shumë njerëzve nësë hotelet kanë kamera të fshehta.

Sipas 7News, pasi u bë i famshëm në qarqet e sigurisë kibernetike pasi ndihmoi në ndalimin e sulmit kibernetik “WannaCry ransomëare” i vitit 2017 që goditi qindra mijëra kompjuterë në të gjithë botën, ai tani e kalon kohën duke mësuar sekrete të sigurisë kibernetike pasi grumbulloi mbi 100,000 ndjekës në TikTok. Në një video virale që ka arritur më shumë se pesë milionë klikime, Hutchins thotë se vendi i parë për të filluar kërkimin e pajisjeve të fshehura është në çdo zonë që një “psikopat” do të donte të shikonte.

“Shikoni këtë alarm zjarri për shembull, ai është vendosur menjëherë mbi shtrat. Një mënyrë për të parë nëse pajisja është një aparat fotografik është të vendosni një dritë të ndritshme në të. Nëse kapni lenten e nje kamere, do të shikoni një reflektim blu“, tha ai.

Kamerat mund të fshihen në orët me alarm, por ka një mënyrë të thjeshtë për t’i kontrolluar. Ai tregon një kamera duke ndriçuarme dritë përmes një alarmi dixhital pranë shtratit, para se të tregojë se edhe një karikues USB mund të jetë “shtëpia” e një kamere të vogël.

“Këto kamera janë vërtet të vogla siç mund t’i shihni këtu, kështu që ato mund të fshihen në çdo gjë, madje edhe në një vrimë në mur. Ju duhet të kontrolloni çdo pajisje të dyshimtë ose vrimat që janë përballë dushit, zonës së veshjes ose shtratit”, tha ai.

Hutchins demonstroi se ku njerëzit mund të dallojnë LED me rreze infra të kuqe për të ndihmuar në zbulimin e kamerave të shikimit të natës.

“Kamera e përparme është e vetmja që tenton të punojë pasi ajo e pasme ka një filtër IR,” shpjegoi ai, ndërsa ndriçoi një dritë mbi kamerën.

Më pas Hutchins shtoi se videoja nuk u zhvillua në hotel të vërtetë dhe ishte vënë në skenë për të demonstruar se si të gjesh kamera, por theksoi se kërcënimi ishte akoma i vërtetë. Nga 5000 komente, shumica  e njerëzve ishin dakord.

“Një frikë e re sapo mu krijua”, tha një komentues.

“Një arsye tjetër për të mos u larguar kurrë nga shtëpia ime,” shtoi një tjetër.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hakeri britanik tregon sekretett siguria kibernetike  hakeri britanik tregon sekretett siguria kibernetike 

Sondazh

Poll