Bota

Sizmiologët grek mbi tërmetin në Kretë: Nuk ka vend për panik

12 Tetor 2021, 14:57 Nga DOSJA
Sizmiologët grek mbi tërmetin në Kretë: Nuk ka vend për

GREQI– Në 24 orët e ardhshme do të dimë nëse tërmeti 6,3 Rihter që tronditi Kretën mesditën e sotme është kryesori dhe nëse do të pasohet nga të tjerë, sipas sizmiologut, Gerasimos Houliaras.

Ky është një tërmet i fortë prej 6.3 të shkallës Rihter, 23 kilometra në juglindje të qytetit të Zakros. Është një tërmet nënujor, i vendosur në zonën më të gjerë të të ashtuquajturit hark grek, ku është zona e fundosjes së pllakës afrikane. Dhe vitin e kaluar patëm një tërmet prej rreth 6 Rihter në zonë. Ne shqyrtojmë fenomenin. Mund të jetë tërmeti kryesor, por ne do ta dimë këtë në 24 orët e ardhshme. ”-tha ai.

Tërmeti i sotëm me magnitudë 6.3 në lindje të Zakros nuk lidhet me tërmetin me magnitude 5.8 në Arkalochori. Ata vijnë nga dy qendra të ndryshme”,- tha profesori dhe presidenti i OASP, Efthymios Lekkas.

Profesori shpjegoi se ky është një tërmet sipërfaqësor dhe i cekët, i cili u ndje në një masë të madhe në Kretë dhe në rajonin më të gjerë. Sipas Lekkas, epiqendra e tërmetit të sotëm është 80 kilometra larg nga ajo e Arkalochori dhe vjen nga një qendër tjetër.

Ndërkohë, Profesori i Gjeofizikës i Universitetit të Athinës dhe drejtor i Katedrës së UNESCO-s në Fizikën e Tokës dhe Reduktimin e Tërmeteve të Universitetit Helenik Mesdhe, Filippos Vallianatos duke folur për protothema.gr tha se kjo është një zonë sizmogjene e njohur që jep madhësi të ngjashme.

Është një ngjarje e izoluar që nuk ka të bëjë me Arkalochorin dhe ne vetëm do të presim orët e ardhshme për të parë nëse është tërmeti kryesor. Kjo zonë është një zonë sizmogjene e njohur që jep madhësi të ngjashme. Për momentin nuk di për një cunami “.- tha ai.

Sizmologu i njohur, Akis Tselentis, u shfaq i qetë në lidhje me tërmetin e ri që “tronditi” të gjithë Kretën. Sipas tij ky tërmet nuk ka të bëj me lëkundjet në
Arkalochori, ndërsa shtoi se “ky është tërmeti kryesor, por ne jemi duke pritur për disa tërmete të tjera”.

Sizmologët e Stacionit Sizmologjik të Universitetit Aristotel të Selanikut (AUTH) po monitorojnë dridhjen e re sizmike të fortë, me madhësi 6.3 të shkallës Rihter, e cila ndodhi në orën 12:24 pasdite në një zonë detare në juglindje të Kretës.

Profesori i sizmologjisë i Universitetit Aristotel të Selanikut, Vassilis Karakostas tha se tërmeti “ndodhet rreth 100 kilometra në lindje të tërmeteve në Arkalochori, ku sekuenca pas tërmetit vazhdon edhe sot e kësaj dite. Nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis të dyve, madje janë mjaft larg njëri-tjetrit dhe ne nuk mund t’i lidhim këto dy tërmete.

Sipas vlerësimeve të sizmologëve të Universitetit Aristotel të Selanikut, tërmeti që ndodhi në Arkalochori rreth dy javë më parë, nuk ishte aq i madh sa të ishte në gjendje në këtë distancë të provokonte një tërmet të ri të fortë. Megjithatë, siç tha z. Karakostas , duket se ka “një eksitim në zonën më të gjerë”.

Pas tërmetit të fortë prej 6.3 Rihter, me epiqendër 23 kilometra në juglindje të Zakros , pasojnë disa tërmete të tjera në të njëjtën zonë, me më të mëdhenjtë deri më tani të regjistruar në 4.4 Rihter.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni akis tselentis efthymios lekkas filippos valianatos gerasimos houliaras termet ne greqi vassilis karakostas akis tselentis efthymios lekkas filippos valianatos gerasimos houliaras termet ne greqi vassilis karakostas

Sondazh

Poll