Bota

Dëm shtetit rreth 2 milion euro, prokuroria e Kosovës ngre akuzat ndaj dy zyrtarëve

12 Tetor 2021, 14:37 Nga DOSJA
Dëm shtetit rreth 2 milion euro, prokuroria e Kosovës ngre akuzat ndaj

KOSOVË-Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ndaj të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala.

Sipas prokurorisë, Labinot Gruda akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’,  “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’ si dhe “Pastrimi i parasë’’ në bashkëpunim me Kadri Shalën.

Ndërkaq, ndaj të pandehurit Kadri Shala është ngritur aktakuza për shkak të veprave penale “Pastrim parash’’ nga neni 308 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëpunim me të pandehurin, Labinot Gruda dhe  për veprën penale ‘’Ndihma’’ nga neni 33 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale bën të ditur se si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej dy milion e shtatëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë euro e nëntëdhjetë (2,077,995.90) euro.

Lidhur me këtë, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e katër veturave të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni gjykata themelore në prishtinë kadri shala labinot gruda pastrim parash gjykata themelore në prishtinë kadri shala labinot gruda pastrim parash

Sondazh

Poll