Bota

Binjakët përdorin një pasaportë dhe patentë, policia e Kosovës nis hetimet

12 Tetor 2021, 13:33 Nga DOSJA
Binjakët përdorin një pasaportë dhe patentë, policia e

KOSOVË– Dy vëllezërit binjakë nga Ferizaj, të cilët të ftuar në një emision u shprehën se ata shpesh përdorin të njëjtën pasaportë dhe patentë për 10 vite, do të hetohen nga Policia e Kosovës.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Policia e Rajonit të Ferizajt. Nga Zyra për Informim e Policisë së Ferizajt kanë deklaruar se deri tani nuk ka patur asnjë ankesë në lidhje me dy vëllezërit, por shprehen se pas intervistës së tyre do të nisin hetimet.

Ju njoftoj, se pasi kemi pranuar këtë informacion tuajin​, Policia Rajonale e Ferizajt, përkatësht stacioni policor në Ferizaj, në konsultim edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizajt, do të nisë një hetim rreth këtij rasti. Ndërkaq, deri më tani nuk kemi pasur ndonjë ankues për këta dy persona”, thuhet në përgjigje.

Dy vëllezërit binjakë nga Ferizaj, Bujari dhe Ismajli, kanë rrëfyer historinë tyre në një intervistë në ATV. Ismajli, i cili është 5 minuta më i madh se Bujari, tregon që në shkollë ka qenë më mirë me mësime dhe kjo e ka ndihmuar që ai të marrë i pari patentën. Por kjo punë nuk duket t’i ketë sjellë ndonjë problem Bujarit pasi, duke marrë parasysh ngjashmërinë e madhe që kanë, ky i fundit prej 10 vitesh ka shfrytëzuar patentën e vëllait.

“Për patentë shofer, kemi vozitë 10-vjet me një patentë. Për së dyti unë ia kam marrë patentën këtij, do të thotë, më së shumti sendet unë i kam bo. Pas 10-vjete prap unë ia kam marrë patentë shoferin këtij,” – u shpreh Ismajli.

Por, binjakët 32-vjeçar treguan se nuk e kanë përdorur bashkë vetëm patentën për vozitje por edhe se ata të dy kanë vetëm një pasaportë, dhe që të dy e përdorin atë për të udhëtuar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora binjaket ne kosove policia e kosoves binjaket ne kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll