Bota

Të maskuar e të armatosur “gjer në dhëmbë”, dy grabitës futen në restorantin italian

12 Tetor 2021, 15:24 Nga DOSJA
Të maskuar e të armatosur “gjer në dhëmbë”,

ITALI– Katër ora dhe një gjerdan ari janë plaçkat e grabitjes të ndodhur në një restorant në Casavatore të Napolit. Dy grabitës drejtuan armët e tyre, një prej të cilave ishte dhe kallashnikov, drejt familjeve të pranishme në restorant.

Të maskuar me kapuç, ata nisën t’i drejtonin armët klientëve dhe të kërkonin prej tyre gjërat me vlerë që kishin me vete. I gjithë ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Policia ndërkohë është vendosur në kërkim të 2 grabitësve, ndërsa për mediat, pronari i restorantit ka treguar se ka pasur një ulje të xhiros ditore pas ngjarjes së ndodhur.

(k.m/dosja/al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grabitje ne itali itali grabitje ne itali itali

Sondazh

Poll