Bota

Akuzat e Vjosa Osmanit ndaj Serbisë, reagon Vuçiç: Ne nuk bëjmë hile

12 Tetor 2021, 13:44 Nga DOSJA
Akuzat e Vjosa Osmanit ndaj Serbisë, reagon Vuçiç: Ne nuk

SERBI– Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kritikuar qasjen e Serbisë në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara ku sipas saj e ka shfrytëzuar konferencën për ta minuar shtetësinë e Kosovës me propagandë.

Vuçiç në një panair të armëve, tha se Serbia nuk e ka shfrytëzuar konferencën për propagandë por për promovimin e Serbisë dhe Beogradit.

Ata mendojnë se politika është për ta sulmuar Serbinë çdo ditë. Ata më kujtojnë dikë. Ata mendojnë se e kanë përfunduar punën politikisht me deklarata të forta dhe se e kanë zgjidhur problemin. Falenderoni ata nëse mendojnë kështu. Ne nuk bëjmë hile, nëse dikush e bënë këtë janë ata, ne nuk e kemi shfrytëzuar samitin për kampanjë brutale por për promovimin e Serbisë dhe Beogradit”, ka thënë Vuçiç.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët ishte shprehur se në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd, Serbia po lobon duke shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka kujtuar të kaluarën dhe veprimet e Serbisë që bien ndesh siç thotë me “me vlerat mbi të cilat është ndërtuar NAM”.

Në këtë kontekst, shpresoj që vendet pjesëmarrëse në konferencën e NAM-it, në Beograd do t`i refuzojnë qartë përpjekjet e Serbisë për të keqpërdorur konferencën për ndjekjen e agjendave të saj destabilizuese politike kundër Republikës së Kosovës dhe kundër shteteve të tjera në rajonin tonë”, shkroi ajo.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi vjosa osmani aleksander vucic dialogu kosove-serbi vjosa osmani

Sondazh

Poll