Bota

VIDEO/ Burri i pastrehë tenton të rrëmbejë 3-vjeçaren në New York

12 Tetor 2021, 13:12 Nga DOSJA
VIDEO/ Burri i pastrehë tenton të rrëmbejë 3-vjeçaren

SHBA– Një vajzë 3-vjeçare, për pak sa nuk u rrëmbye nga një burrë i pastrehë në qytetin e New Yorkut këtë të hënë. Daily Mail ka publikuar pamjet e frikshme të momentit kur burri i afrohet ngadalë gjyshes, e cila po kalon rrugën me dy nipërit dhe mbesën e saj, merr në krahë vajzën e vogël dhe nis të vrapojë.

Një burrë, i cili pa të gjithë skenën nga makina e tij, u nis menjëherë për të ndihmuar gjyshen që nxitoi pas burrit që po vraponte me vajzën e vogël në krahë. Ata arritën ta shpëtonin 3-vjeçaren dhe burri i pastrehë u pa të largohej nga vendi ngadalë dhe në dukje i pashqetësuar.

“Po dilja në rrugë kur pashë gruan që po kalonte me tre fëmijë. Krejt papritur, një burrë vrapoi përtej rrugës, mbështolli vajzën e vogël me një batanije dhe iku. Ai u përpoq tja mbathte, por një grup i madh njerëzish u mblodhëm aty dhe ai e lëshoi vajzën”, tha Fermin Bracero, një prej njerëzve që u gjend në vendngjarje.

Qyteti i New Yorkut po përballet prej kohësh me një numër të madh të pastrehësh me probleme të shëndetit mendor të përfshirë në krime të dhunshme.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota tentative per rrembim tentative per rrembim

Sondazh

Poll