Bota

Vizita në Izrael, Merkel: Turqia ka rol thelbësor në luftën ndaj emigrimit ilegal

12 Tetor 2021, 14:20 Nga DOSJA
Vizita në Izrael, Merkel: Turqia ka rol thelbësor në luftën

JERUZALEM– Kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte e ftuar të hënën në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Izrael. Anëtarët e këtij grupi studimor hulumtojnë shqetësimet e sigurisë së Izraelit në lidhje me pjesën tjetër të botës.

Sipas mediave gjermane, në fjalimin e saj Merkel foli edhe për Turqinë. Ajo u shpreh se Turqia luan një rol mjaft të rëndësishëm për Bashkimin Europian në luftën kundër emigrimit të paligjshëm. E pyetur mbi marrdhënien ë vendeve të Lindjes së Mesme me Turqinë, kancelarja tha se një vend anëtar i NATO-s nuk duhej injoruar prej tyre.

“Ju nuk mund ta injoroni Turqinë. Ajo është anëtare e NATO-s dhe lufta kundër emigrimit ilegal në Europë luan një rol qendror për BE -në. Turqia ka ambicie të mëdha dhe kjo çon në shumë zhgënjime mes marrëdhënieve. Ju ende duhet të gjeni marrëveshje pragmatike, edhe nëse qëndrimet ndryshojnë në çështjet kryesore. Ne duhet të vazhdojmë të flasim me njëri-tjetrin. Ne nuk mund të zgjedhim bashkëbiseduesit tanë në botë. Politika e jashtme është një përzierje vlerash dhe interesash. Gjetja e ekuilibrit të duhur këtu është çështja kryesore” tha Merkel.

Kreu i INSS, Manuel Trajtenberg, theksoi rëndësinë e kancelares Merkel në politikën botërore dhe i kërkoi asaj të vazhdonte të luante rolin e saj edhe pas përfundimit të mandatit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel inss turqia angela merkel inss turqia

Sondazh

Poll