Politike

Koçijançiç dhe Fleckenstein kundër djegies së mandateve: Opozita të mos bojkotojë Kuvendin

18 Shkurt 2019, 17:55 Nga DOSJA
Koçijançiç dhe Fleckenstein kundër djegies së

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian shprehet për “Top Channel”, se “kjo nuk është hera e parë që ne përballemi me një situatë të tillë, me opozitën shqiptare që kërkon të heqë dorë nga detyra e saj në Kuvend”.

Sipas Fleckenstein asgjë nuk ka ndryshuar në këto 5 vite në lidhje me këtë taktikë.

Por, ai këmbëngul dhe thekson faktin që “është detyra e opozitës, brenda Parlamentit apo – nëse e sheh të arsyeshme – edhe jashtë Parlamentit, të ofrojë një alternativë politike për qeverisjen e vendit”.

Fleckenstein thekson se “është në dorën e gjithsecilit prej deputetëve, për të vendosur nëse duan apo jo të heqin dorë nga mandati që u ka dhënë populli”.

Edhe zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, shtë shprehur për Top Channel, se “Parlamenti është baza e çdo demokracie në Europë, është një vend ku debatohet për reformat dhe zhvillime të tjera, ku duhet diskutuar dhe çuar përpara, por jo të bojkotohen”.

Koçijançiç e vlerëson si joproduktive djegien e mandateve, ndërsa shprehet se ky vendim shkon kundër përpjekjeve të vendit për integrimin në BE.

“Thirrjet e disa anëtarëve të opozitës për të bojkotuar Parlamentin dhe lënien e mandateve të tyre është diçka jo produktive dhe shkon kundër përpjekjeve të vendit dhe reformave drejt BE-së.

Ne presim nga qeveria dhe opozita të përfshihen në bisedime konstruktive, me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”, ka theksuar ajo.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD bëri me dije se do t’ju propozojë strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, djegien e mandateve. Qëndrimi i Bashës u përshëndet nga LSI dhe PDIU, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere Della Sera”, tha se as nuk e çon nëpërmend dorëheqjen. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te pd knut flackenstein maja koçijançiç pe per djegien e mandateve te pd zëdhënësja e be-së djegia e mandateve te pd knut flackenstein maja koçijançiç pe per djegien e mandateve te pd zëdhënësja e be-së

Sondazh

Poll