Politike

Pas PD-së edhe LSI djeg mandatet, Kryemadhi: Rruga e vetme janë zgjedhjet e parakohshme

18 Shkurt 2019, 17:33 Nga DOSJA
Pas PD-së edhe LSI djeg mandatet, Kryemadhi: Rruga e vetme janë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dalë në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Ajo u shpreh se në kushtet kur drejtësia është e kapur nga maxhoranca, dhe për t’i kthyer ligjshmërinë asaj, grupi ka parë të arsyeshme djegien e mandateve.

“Me bindjen se paligjshmëria e kësaj maxhorance është burimi themelor për konfliktualitetin ekstrem politik, thellësisht të shqetësuar për realizimin e refoormave të nevojshme, si dhe sjelljen e maxhorancës para përgjegjësisë për realizimine reformave dhe për të sjellë besimin.

Duke u mbështetur plotësisht në zgjidhjen e ofruar nga opozita e bashkuar që do të reagojë, zgjedhjet e ligjshme e të ndershme të parakohëshme parlamentare, janë zgjidhja e vetme.

Rruga e djegies së mandateve është rruga e vetme për rikthimin e ligjshmërisë. Prandaj vendosi djegien e mandateve”, – tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lsi lsi djeg mandatet monika kryemadhi lsi lsi djeg mandatet monika kryemadhi

Sondazh

Poll