ERDHI DIMRI! Bëhuni gati, këtë javë ju pret dëbora, po vijnë rrymat e ftohta nga Europa
10 Tetor 2021, 10:59Nga DOSJA
TIRANË– Java e ardhshme do të sjellë dimrin e ftohtë në Shqipëri. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu të herëpashershme. E hëna dhe e enjtja do të shoqërohen me rrebeshe.
Sipas SHMU, në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës. Së enjtes parashikohen reshje dëbore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni. Dëbora do të prekë vendet me lartësi deri në 900 metra.
Era e fortë është gjithashtu një tipar i motit që do të pushtojnë vendin tonë këtë javë. Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 në ballë. Temperaturat pritet të jenë mjaft të ulëta dhe do të zbresin deri në dy gradë.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar planin e qeverisë së kryesuar nga kryeministri Edi Rama për të përballuar krizën e paralajmëruar të ene...
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka nisur shoqërimin e personave të botës së krimit dhe me precedent penalë. Mësohet se mëngjesin e sotëm në dyer e Komisariat...
TIRANË– Ka ndërruar jetë pas 5 ditësh kamerieri Gazment Kurmaku, i cili u plagos me sende të forta nga një klient që kishte shkuar për të darkuar në ...
TEPELENË– Tre anëtarët e një familjeje nga Saranda kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka nd...