Kamarieri u dhunua në lokalin e tij! Sot ndërroi jetë, Gjergj Luca mjaftohet me shirit të zi: Ishte aksident fatal
7 Tetor 2021, 19:31Nga DOSJA
TIRANË– Ka ndërruar jetë pas 5 ditësh kamerieri Gazment Kurmaku, i cili u plagos me sende të forta nga një klient që kishte shkuar për të darkuar në ambientet e restorantit “Fish City”. 57-vjecari ndërroi jetë sot në Tiranë, ndërkohë që një mesazh ngushëllimi është publikuar edhe në faqen zyrtare të restorantit. Teksa i shprehin ngushëllimet familjes, asnjë koment dhe në asnjë moment nuk është përmendur se ngjarja ka ndodhur në kohën kur kamarieri ishte në krye të detyrës. Por shton se ishte një aksident fatal. Pas postimit, Gjergj Luca është mjaftuar duke vendosur një foto me shirit të zi për jetën e Kurmakut.
“Ka dorëzuar shpirtin në prehjen e përjetësisë, Gazment Kurmaku, një nga punonjësit tanë, një nga njerëzit e përkushtuar. Pas një aksidenti fatal dhe një beteje disaditore ai nuk ka mundur t’ia dalë, nuk ka mundur të mbetet sërish me ne, për të ndërtuar ëndrrën e përbashkët. Lamtumirë miku ynë! Gaz tu prehtë shpirti të paqe! Zoti e shpërbleftë shpirtin tënd në mbretërinë e parajsës. Do të na mungojë gjithmonë buzëqeshja juaj, zëri dhe njerëzorja juaj që kaq shumë dha përkushtim dhe mirësi. Familjes së Gazit, të afërmve, miqve dhe kolegëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqzerta. Lutemi që Zoti u dhashtë forcë për të përballuar këtë ndarje të parakohshme me të dashurin e tyre. Me shumë dhimbje dhe keqardhje i gjithë stafi i Rozafës!,”-shkruhet në postim.
POSTIMI I PLOTË:
Më 2 tetor, Erjon Llapushi, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave, ka shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari Gazment Kurmaku e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Llapushi, i cili ka kundërshtuar duke agravuar debatin e nisur mes tyre. Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke i përplasur kokën me një pjesë betoni, e pikërisht në këtë moment ka pësuar dhe vdekje klinike për të ndërruar jetë sot.
(k.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TEPELENË– Tre anëtarët e një familjeje nga Saranda kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka nd...
FIER– Floresha Kalemaj, ‘viktima’ e një grabitjeje prej 100 milionë lekësh të vjetra, ngjarje që i tronditi jetën dhe familjen në vitin 2017, vijon t’i dr...
SHQIPËRI– Për të tretin vit akademik radhazi, mësimdhënia në vend nisi me masa kufizuese, duke rrezikuar arritjet e një cikli të tërë, me humbje që d...
TIRANË– Ditën e sotme Shqipëria do të jetë nën ndikimin e e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Meteoalb, vendi ynë do të jetë nën pushtetin...