Aktualitet

U arrestua për shpërdorim detyre, SPAK dorëzon kërkesën në GJKKO për ish-drejtorin Thoma Gëllçi dhe 3 bashkëpunëtorë

10 Tetor 2021, 08:50 Nga DOSJA
U arrestua për shpërdorim detyre, SPAK dorëzon kërkesën

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi që u vu në pranga.

Mësohet se për Gëllcin dhe tre bashkëpunëtorët e tij, SPAK kërkon masën e arrestit me burg. Ish-drejtori i RTSH-së pritet të dalë para gjykatës për seancën paraprake ku dhe do të njihet me masën e sigurisë.

Gëllçi ra në pranga bashkë me 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, të identifikuar si: Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. 

Tre anëtarët akuzohen nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. 

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet thoma gellci thoma gellci arrestohet thoma gellci thoma gellci

Sondazh

Poll