Aktualitet

VIDEO- Aksident në Tepelenë, makina përfundon në kanal, banorët e zonës: Nxirrni gruan

10 Tetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
VIDEO- Aksident në Tepelenë, makina përfundon në kanal,

TEPELENË– Tre anëtarët e një familjeje nga Saranda kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Levan-Tepelenë.

Në timon ka qenë një djalë i ri i cili bashkë me prindërit ishte nisur nga Saranda për në Vlorë, por rrugës ka humbur kontrollin e mjetit. Makina ka dalë nga rruga, është rrotulluar dy herë dhe ka përfunduar në anë të saj.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojën banorët e zonës që mundohen tu vijnë në ndihmë të aksidentuarve.

“Nxirrni atë gruan, nxirrni atë gruan,”– thotë një prej të pranishmëve. Të tre janë dërguar më vonë në spital. Kryefamiljari dhe djali janë plagosur lehtë, ndërsa gruaja mësohet se ka marrë goditje në qafë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në tepelenë aksident në tepelenë

Sondazh

Poll