Aktualitet

VD- Rritje e çmimeve, banori: Marrin ushqime në Maqedoninë e Veriut, këtu paguajmë sa qimet e kokës

10 Tetor 2021, 10:31 Nga DOSJA
VD- Rritje e çmimeve, banori: Marrin ushqime në Maqedoninë e

PRRENJAS– Banorët e Prrenjasit janë shprehur të shqetësuar për ngritjen e çmimeve. Teksa flisnin për mikrofonin e FaxNeës, ata tregojnë se nuk po përballojnë dot as ilaçet dhe as librat e fëmijëve, e jo më produkte të tjera.

Një qytetar tregon se për të situata është shumë e rëndë dhe se është gati të ikë natën, pasi nuk po ia del dot për asgjë dhe se shumë herë merr furnizim me ushqime.

“Si ore nuk janë rritur, unë mora 10 kile sheqer, 10 mijë lekë, me koli imagjino pastaj kështu me kile, janë nga 1 mijë e 200. Unë marr 180 mijë lekë pension që kam punuar 25 vjet në ndërmarrje shtetërore, në gjeologji miniera. Çfarë do bëj unë i shkreti me aq lekë? Unë nuk përballoj dot as ilaçet, lëre pastaj. Librat më thotë pa lekë, pagova qimet e kokës moj ç’më del në televizor e thotë pa lekë? Maqedonia i ka më lirë moj, shkoj atje dhe i marrim shumë më lirë. Nafta me 1400 atje këtu me 2700. Këtu duhet të ikësh natën. Me 180 pension unë nuk i përballoj dot. Më shkoi 540 mijë kurimi i parë me ilace nga farmacia. Më thanë ta coja gruan në Tiranë po thash mos ta coj se ma sjellin me arkivol përpjetë,”- thotë qytetari.

Qytetarët kanë protestuar për rritjen e çmimeve në Tiranë dhe kanë paralajmëruar se të njëjtën gjë do të bëjnë edhe të hënën. Ata kërkojnë heqjen e TVSH-së për ushqimet e shportës, uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogëla dhe familjet, heqjen e taksës së qarklullimit në naftë dhe heqjen e akcizës së gazit.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rritja e çmimeve rritja e çmimeve

Sondazh

Poll