Vrasja e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan, policia nis marrjen në pyetje të personave të botës së krimit
10 Tetor 2021, 09:42Nga DOSJA
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka nisur shoqërimin e personave të botës së krimit dhe me precedent penalë. Mësohet se mëngjesin e sotëm në dyer e Komisariatit të Elbasanit kanë mbërritur më shumë se dhjetë persona të skeduar më herët, për tu marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e dyfishtë që tronditi Elbasanin, atë të Ardjan Çollakut e Lulzim Bitrit.
Ende nuk kanë dalë detaje nga dëshmitë e marra, por mësohet se deri më tani Prokuroria nuk ka asnjë të dyshuar për krimin e dyfishtë. Gjithsesi, gjetja e vrasësve duket se nuk do të jetë e lehtë pasi prokuroria e Elbasanit nuk ka siguruar asnjë provë të vlefshme në makinën tip “Volvo” që u përdor nga autorët në momentin e vrasjes dhe më pas u shkrumbua.
Edhe kamerat e sigurisë, të shumta në zonë, nuk kanë mundur që të kapin detaje nga fytyra e personave që qëlluan ndaj dy personave për shkak të maskimit të përdorur dhe parukeve që ata mbanin. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit.
Për Lulzim Bitrin, krahas lidhjeve të afërta me Talo Çelen, po hetohet dhe mundësia e një hakmarrjeje, pasi i vëllai i tij ka dyshime se ka qenë vëzhgues në vrasjen e trefishtë të ndodhur në Bradashesh ku u ekzekutuan Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe një shtetas turk Erald Durunaj, mbrëmjen e 28 dhjetorit të vitit 2018. Për Ardian Çollakun dyshimet lidhen me përfshirjen e tij si person në dijeni për vrasjen e Everest Cakës, ngjarje e ndodhur më 11 maj të 2021-shit.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ka ndërruar jetë pas 5 ditësh kamerieri Gazment Kurmaku, i cili u plagos me sende të forta nga një klient që kishte shkuar për të darkuar në ...
TEPELENË– Tre anëtarët e një familjeje nga Saranda kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka nd...
FIER– Floresha Kalemaj, ‘viktima’ e një grabitjeje prej 100 milionë lekësh të vjetra, ngjarje që i tronditi jetën dhe familjen në vitin 2017, vijon t’i dr...
SHQIPËRI– Për të tretin vit akademik radhazi, mësimdhënia në vend nisi me masa kufizuese, duke rrezikuar arritjet e një cikli të tërë, me humbje që d...