Aktualitet

“Më plagosën disa persona”, arrestohet 24-vjeçari nga Shkodra që mori plumbin një ditë më parë, gënjeu bash

10 Tetor 2021, 09:43 Nga DOSJA
“Më plagosën disa persona”, arrestohet 24-vjeçari

SHKODËR– 24-vjeçari, Isak Mehmedaj i cili u paraqit mëngjesin e kaluar në spitalin rajonal të Shkodrës me një plagë në bark është vënë në pranga. Kur kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e ndodhur , Policia e Shkodrës ka zbuluar se Mehmedaj, i cili është edhe kushëriri i vëllezërve Mehmedaj, një prej të cilëve i akuzuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit, të ndodhur më 28 nëntor 2020 në Shkodër, është vetëplagosur aksidentalisht. Por, pas ngjarjes aksidentale, Mehmedaj dhe shoku i tij, 20-vjeçari G.Mlloja fshehën armën dhe dhanë deklaratë të rremE për ngjarjen. Vetë 24-vjeçari tha se e kishin qëlluar nga larg, por që nuk kishte arritur t’i shihte autorët. E njëjta dëshmi u mbështet edhe nga Mlloja.  

Njoftimi i Plotë Shkodër: U plagos aksidentalisht me armë zjarri dhe deklaroi se e kishin plagosur disa persona të panjohur, Policia zbardh ngjarjen dhe vë në pranga 24-vjeçarin. Në pranga edhe një 20-vjeçar i cili së bashku me 24-vjeçarin fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën. Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 9 tetor 2021, ku në spitalin rajonal shkodër u paraqit për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri 24 vjeçari, I.M, i cili deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri në fshatin Mushan, Shkodër, nga disa persona të paidentifikuara, nga hetimet e thelluara rezultoi se:

Shtetasi I.M., është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark, jashtë rrezikut per jetën. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale. Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues ne fshatin Mushan Shkoder, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u arrestua në flagracë dhe shtetasi G. M., 20 vjeç, banues në fshatin Mushan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

 Mehmedaj shkoi me këmbët e tij në spital një ditë më parë. “Unë nuk e di se kush më ka plagosur. Nuk e kam parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë. Nuk kam ndonjë konflikt me kend dhe nuk e di përse më plagosën,“- rrëfeu ai pasi u mor në pyetje. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet isak mehmedaj plagosje në shkodër isak mehmedaj plagosje në shkodër

Sondazh

Poll