Aktualitet

Grabiti bankën në Greqi me armë zjarri, ekstradohet 44-vjeçari nga Fieri, i sekuestrohen paratë që kishte në llogari

10 Tetor 2021, 08:46 Nga DOSJA
Grabiti bankën në Greqi me armë zjarri, ekstradohet

TIRANË– Afrim Kocaqi, 44 vjeç, banues në Fier është ekstraduar sot nga Greqia pasi rezulton i dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Sipas njoftimit nga Interpol, Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .

Pas grabitjes, Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë. Një pjesë e tyre, 25 milionë lekë janë sekuestruar.

Njoftimi nga Interpol Tirana

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit Afrim Kocaqi, 44 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin 2011.

Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë. Afrim Kocaqi kishte bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit. Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur nga autoritetet tona gjyqësore.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet afrim kocaqi afrim muca ekstradohet afrim kocaqi afrim kocaqi afrim muca ekstradohet afrim kocaqi

Sondazh

Poll