Politike

VIDEO-Edi Rama: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël, as kufizime

9 Tetor 2021, 14:44 Nga DOSJA
VIDEO-Edi Rama: Nuk do të ketë rritje të çmimit të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se pavarësisht krizës së energjisë elektrike nuk do të ketë ndërprerje të saj. Në një dalje për mediat, teksa prezantoi planin me tre pika për përballimin e kësaj krize, Rama tha se për familjarët e biznesin e vogël nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elekrike. Ai shtoi se kjo krizë mund të jetë me pasoja monetare ku e ku më të rënda për vendin, nëse nuk reagojmë me të gjitha forcat.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Nëse duam t’u ngjajmë atyre që kanë më shumë se sa ne dhe prandaj edhe rishpërndajnë më shumë se sa ne, ne duhet të mos e harrojmë kurrë të vërtetën e thjeshtë, se për të arritur aty ku janë sot, ata kanë punuar shumë, janë munduar shumë, kanë duruar shumë, e kanë rritur shumë produktivitetin e shoqërive të tyre, duke paguar shumë edhe për arkën e shtetit të tyre. 30 vjet më parë mes atyre, të gjithë atyre dhe nesh, ishte në mes një oqean e sot është në mes një det. Të mos e harrojmë kurrë këtë, nëse nuk duam të mbytemi në detin që na ndan me ta, po ta kapërcejmë edhe këtë det, siç kapërcyem oqeanin, duke e nisur tamam nga anës sofrës të pangrënë, edhe pse buka kushtonte 100 herë më pak se sa sot, e pranë dijes të panxënë, edhe pse një orë larg ishim fizikisht prej tyre edhe atëherë. Por duke e refuzuar kategorikisht çdo pretendim e çdo ide, se kjo krizë e rëndë nuk ka lidhje me Shqipërinë, e duke ju thënë se kjo është për ne një krizë që në aspektin financiar, mund të jetë për këtë shtet deri edhe po aq sfiduese sa pandemia, me pasoja monetare ku e ku më të rënda për vendin, nëse nuk reagojmë me të gjitha forcat, jo vetëm si qeveri po si bashkësi qytetarësh të vetëdijshëm, ju them edhe që plani ynë i kundërveprimit, nuk parashikon as rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë e për biznesin e vogël, as ndonjë operacion kufizimesh të furnizimit me energji elektrike në shkallë vendi.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Emergjenca e energjisë elektrike, Rama: 200 mln euro për garantimin e mosrritjes së çmimit dhe furnizimin pa ndërprerje për familjarët e biznesin e vogël

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza e energjise elektrike edi rama kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll