Politike

VIDEO- Kryeministri Rama: Shqipëria e ka çmimin më të lartë të karburantit në rajon sepse ka taksën e qarkullimit, vende

9 Tetor 2021, 14:43 Nga DOSJA
VIDEO- Kryeministri Rama: Shqipëria e ka çmimin më të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë qytetarëve që ditët e fundit janë ankuar përmes komenteve në statuset e tij në rrjetet sociale dhe jo vetëm për çmimin e shtrenjtë të naftës në vend. Në një dalje për mediat, teksa prezantoi planin me tre pika për përballimin e krizës energjitike, Rama tha se në benzinën e dizelin që blejnë shqiptarët është edhe taksa e qarkullimit, të cilën në rajon e paguajnë veçmas. Kryeministri shtoi se brenda të njëjtës faturë është edhe një taksë karboni sepse mjedisin nuk e ndotin as pensionistët, as invalidët, as ata me ndihmë ekonomike e as fëmijët, por automjetet.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Unë s’jam këtu as për t’i rënë me top arkës së shtetit, që askujt të mos i dhembi koka sot, pa punë e madhe se rrëzohemi të tërë nesër, siç jemi rrëzuar në fakt pasi ata përpara, ju thanë kapitalizmi është fushë me lule, hidhini lekët për të ndërtuar te Lana, hidhini kursimet për t’u pasuruar te Vebiu, hidhini fëmijët për t’i diplomuar te Vitrinat, lidhini fijet për t’u furnizuar tek shtylla e neonit, hidhini faturat pa paguar, bëjini hesapet pa menduar! Unë s’jam këtu as për të heshtur, kur më thoni që Shqipëria e prodhon vetë të tërë energjinë që i duhet, po ne e shesim lirë jashtë, që pastaj ta blejmë shtrenjtë për të vjedhur; sepse në fakt jo, Shqipëria nuk e prodhon vetë të tërë energjinë që i duhet. Dhe ne e shesim lirë, kur tërë rajoni rrotull nesh, nuk ka asnjë nevojë alarmante për energji, që të mos e hedhim ujin e hidrocentraleve në lumë apo më keq akoma, që të mos përmbysim fushat e mbjella duke e mbajtur kapicë, ndërsa e blejmë shtrenjtë; sepse dalim në treg kur nevoja për energji bëhet alarmante për shkak të thatësirës. Prandaj po e ndërtojmë Skavicën, që prej 50 vjetësh rrinte në sirtar, që të kemi një rezervuar ujëmbledhës në kaskadën e Drinit, ku ujin e tepërt sot që kemi shi, ta mbajmë rezervë për nesër kur të kemi thatësirë. Unë s’jam këtu për të bërë sikur nuk dëgjoj, as kur më thoni që ne e prodhojmë vetë naftën që na duhet, prandaj duhet ta kishim më të lirën në botë, jo më të shtrenjtën në rajon; sepse ne fakt jo, ne nuk e prodhojmë dot në vend naftën që konsumojmë për automjetet tona, pasi nafta jonë është naftë e rëndë, e cila shitet jashtë për nënprodukte, kryesisht bitum, ndërkohë që Shqipëria importon 600 mijë ton naftë në vit për diesel e benzinë. E meqë ra fjala, dieseli dhe benzina po, janë më shtrenjtë këtu se në rajon, sepse sa herë duhet ta përsërisim akoma, në çmimin e naftës që ju bleni në benzinatë, është brenda edhe taksa e qarkullimit, të cilën në rajon e paguajnë veçmas, siç është brenda edhe një taksë karboni, sepse po, mjedisin nuk e ndotin as pensionistët, as invalidët, as ata me ndihmë ekonomike e as fëmijët, po automjetet dhe për t’u kthyer tek mbështetja për ta, si dreqin mund t’i mbështesë qeveria ata nga arka e shtetit, nëse kush ka më shumë nuk paguan më shumë, kush ndot më shumë nuk paguan më shumë, kush do edhe më shumë nga kjo shtëpi e përbashkët, pretendon të japë më pak për buxhetin e saj.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Emergjenca e energjisë elektrike, Rama: 200 mln euro për garantimin e mosrritjes së çmimit dhe furnizimin pa ndërprerje për familjarët e biznesin e vogël

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza e energjise elektrike edi rama kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll