Politike

Berisha ngjitet në bastionin e PD-së, të mërkurën në 18:00 zhvillon takim në Kukës

9 Tetor 2021, 16:48 Nga DOSJA
Berisha ngjitet në bastionin e PD-së, të mërkurën

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Kukësin, një nga bastionet e Partisë Demokratike për të mbajtur takimin e radhës me demokratët në kuadër të turit që ka nisur. Mësohet se lideri historik i demokratëve do të ngjitet në qytetit verior të Kukësit, më 13 tetor. Në orën 18:00 do të mblidhet me demokratët kuksianë, por ende nuk dihet se ku do të jetë vendi i takimit.

Një ditë më parë nga Elbasani, Berisha ishte në Elbasan ku paralajmëroi kryeministrin Edi Rama për tubime të fuqishme pas rritjes së çmimeve.

Mbledhja në Elbasan ishte takimi i shtatë që ka mbajtur Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa tjetri mendohet se do të mbahet në Kukës por nuk ka ende një njoftim zyrtar. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll