Politike

Plani i Ramës për përballimin e krizës energjitike, Basha: Po fsheh vjedhjen e radhës

9 Tetor 2021, 15:46 Nga DOSJA
Plani i Ramës për përballimin e krizës energjitike, Basha:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar një vjedhje të rashës, planin me tre pika që kryeministri Rama prezantoi sot për përballimin e krizës së energjisë elektrike. Në një reagim në rrjetet sociale pas prezantimit të planit nga kreu i qeverisë, Basha shkruan se Rama thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, kjo është e njëjta skemë që kryeministri Rama ka bërë me tenderat sekretë gjatë pandemisë e tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.

“”Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti,”- shkruan Basha.

Rama sot prezantoi planin me tre pika për përballimin e krizës së energjisë elektrike. Kreu i qeverisë deklaroi se garanton furnzizmin pa nderprerje me energji elektrike të konsumatorit familjar dhe të biznesit të vogël si dhe garanton mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike për të njëjtat kategori. Ndërsa pika e tretë konsiston në vënien në dispozicion të një fondi prej 200 mln eurosh, që do t’i jepen Operatorit për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike për të garantuar mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit dhe ndërpreja e furnizimit të energjisë elektrike. 100 milionë euro pritet të depozitohen në fund të këtij viti, ndërsa 100 të tjera në fillim të vitit tjetër.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza e energjise elektrike lulzim basha edi rama kriza e energjise elektrike lulzim basha

Sondazh

Poll