Politike

“Horse Trading”, PD hedh poshtë pazarin e denoncuar nga Bylykbashi: S’ka ndodhur kurrë, nëse Rama e ka tele

9 Tetor 2021, 16:39 Nga DOSJA
“Horse Trading”, PD hedh poshtë pazarin e denoncuar nga

TIRANË– Partia Demokratike ka hedhur poshtë deklaratën e deputetit Oerd Bylykbashi, i cili përmes një statusi në Facebook tregonte se kryeministri Edi Rama i kishte ofruar PD-së disa bashki më shumë në këmbim të votimit të ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut.

Burime nga Partia Demokratike kanë sqaruar për Dosja.al se selia blu nuk ka pasur asnjëherë asnjë hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim me Partinë Socialiste përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut. Të njëjtat burime kanë shtuar se nëse vetë Bylykbashi është kontaktuar nga kryeministri Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm që duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë, që në rastin konkret është Alfred Rushaj.

“Reforma territoriale është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë për të marrë shërbimet që i mungojnë prej 6 vitesh, që kur Edi Rama njëanshmërisht miratoi reformën që në thelb kishte vetëm avantazhin e PS në zgjedhje. Po ashtu reforma zgjedhore duhet të nisë me garantimin e votës së lirë dhe zgjedhjeve të lira, jo siç gabimisht u orientua më parë, vetëm tek kërkesa e panegociueshme e Edi Ramës për të marrë nën kontroll komisionet zgjedhore me punonjës të administratës publike, dhe që fatkeqësisht ju prezantua lidershipit të partisë si kërkesë e panegociueshme e partnerëve ndërkombëtar. Këto dy reforma janë i vetmi prioritet i Partisë Demokratike. Kjo është shpallur publikisht dhe është miratuar edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut, Partia Demokratike nuk ka hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim, as me Partinë Socialiste dhe as me partnerët, sepse nuk është në prioritetet tona. Nëse zoti Bylykbashi është kontaktuar nga Edi Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë,”- u shprehën nga PD.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar sot një pakt që sipas tij është një ‘Horse trading’, pazari që kryeministri Edi Rama i ka ofruar Partisë Demokratike. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Bylykbashi shkruan se Rama i ka kërkuar opozitës që të zgjasë mandatin e organeve të Vettingut në këmbim të shtimit të bashkimeve në hartë, pjesë e Reformës Territoriale.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama oerd bylybashi edi rama oerd bylybashi

Sondazh

Poll