Politike

Ç’po ndodh? Kryeministri Rama vonohet për prezantimin e planit për emergjencën energjitike

9 Tetor 2021, 13:35 Nga DOSJA
Ç’po ndodh? Kryeministri Rama vonohet për prezantimin e planit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se në orën 15:00 do të prezantonte planin për të përballuar emergjencën e krizës energjitike. Por, kanë kaluar më shumë se gjysmë ore dhe ende nuk ka asnjë njoftim nga zyra e shtypit të Kryeministrisë apo nga vetë kreu i qeverisë.

Zakonisht kryeministri Rama, daljet për shtyp i bën në profilin e tij në Facebook, por postimi i fundit në profil është lajmërimi për konferencën e orës 15:00.

Ç’të ketë ndodhur që nuk ka asnjë shenjë nga kryeministri? Qytetarët janë në pritje të këtij plani, për të ditur se si do ta përballojnë krizën e paralajmëruar energjitike.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza e energjise elektrike edi rama kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll