Politike

VIDEO- Edi Rama: Shqiptarët nuk paguajnë koston reale të energjisë elektrike që konsumojnë, në faturë u shkon çmimi i k

9 Tetor 2021, 14:28 Nga DOSJA
VIDEO- Edi Rama: Shqiptarët nuk paguajnë koston reale të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimi që shqiptarët paguajnë në faturën e energjisë elektrike nuk është reali, ajo që kosnumojnë, por një tarifë e kontrolluar nga shteti shqiptar. Në daljen e tij për mediat, ku bëri me dije qeveria ka vendosur edhe një mburojë më vete për shtresat më në nevojë, e për pensionistët. Ai kujtoi këtu se deri në vitin 2014 shqiptarët paguanin me dy fasha: 7.7 lekë ata me paga të ulëta dhe 13.5 lekë për kilovat ata që kishin paga të larta e mesatare. Kryeministri shtoi se kjo skemë mori fund me reformën e bërë nga Partia Socialiste që vendosi tarifën fiske 9.5 lekë, pasi fashat kishin sjellë një korrupsion sipas tij, duke bërë që ata që paguheshin më shumë të paguanin sikur të kishin paga më të ulëta. Por, kryeministri shtoi gjithashtu se pjesa e qytetarëve shqiptarë që kishin paga të ulëta dhe me skemën e vjetër paguanin 7.7 lekë u subvencionuam dhe vijojnë të marrim mbrapahst paratë që paguajnë mbi tarifën e vjetër.

 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Po, thotë pastaj dikush tjetër, po ata i kanë rrogat e pensionet shumë më të larta se sa ne. E vërtetë, shumë e vërtetë! Prandaj edhe e para, çmimi ynë nuk është çmimi real i energjisë që blejmë, po është një çmim i kontrolluar nga shteti për mbrojtjen e konsumatorit dhe e dyta, qeveria ka vendosur edhe një mburojë më vete për shtresat më në nevojë, e për pensionistët. Cila është kjo mburojë? Përsëri faktet e jo llafet, na ndihmojnë të shpjegojmë se ç’është kjo mburojë, por më parë le të shohim pak, se çfarë thotë tabela e llogarive të shtetit, lidhur me atë që thuhet papushim, jo sot po prej vitesh nga disa, të cilët pretendojnë se ne e paskemi rritur çmimin e energjisë. Në kohën kur gjysma vidhte gjysmën tjetër dhe gropa e borxhit në sistemin tonë energjitik kthehej në një humnerë, që kërcënonte të merrte me vete shtetin si në 1997-ën, konsumatorët shqiptarë ishin ndarë në dy fasha. Fasha e sipërme, pra njerëzit me të ardhura mesatare e të larta, kishte një çmim 13.5 lek për KËH, ndërsa fasha e poshtme, ku hynin njerëzit me të ardhura shumë të ulëta, që teorikisht konsumonin nën 300 KËH, e kishte kilovatin 7.7 lek. Me reformën tonë çmimi i energjisë për të gjithë familjarët, pa asnjë përjashtim, jo vetëm nuk është ngritur, po u ul në 9.5 lek qysh në vitin 2015 dhe nuk është prekur më që atëherë. Ky është një çmim, nën koston e prodhimit dhe është mbajtur i palëvizur, pikërisht për të mos lënduar asnjë familje. Nga ana tjetër, ne e hoqëm fashën e poshtme, sepse ishte një kënetë korrupsioni e abuzimesh të padëgjuara, ku deri edhe fabrika apo 7 kurora me shtatë vila dykatëshe, paguan si të ishin një familje e varfër me ndihmë ekonomike. Por ama, nuk i futëm të tërë në një thes, kur i thonë fjalës dhe me vendim qeverie të vitit 2015, krijuam një mburojë, për ata që realisht ishin familje në nevojë dhe qysh prej vitit 2015, financojmë çdo vit nga buxheti i shtetit për ta, diferencën mes 7.7-ës e 9.5-ës; që do të thotë se ata e marrin prej 6 vjetësh nga qeveria këtë shumë, në fondin e tyre të pensionit apo ndihmës ekonomike. Ja edhe tabelat e financimit, nxjerrë nga libri i llogarive të thesarit të shtetit. Këtu edhe shuma totale e paguar drejtëpërdrejtë, nga buxheti i shtetit për kompensimin e diferencës në faturën e energjisë elektrike, pas ndryshimit të çmimit në vitin 2015. Por, kjo qeveri nuk është mjaftuar me kaq dhe shikojeni përsëri me shifra, jo me llafe, që në mburojën sociale të pensionistëve të vetmuar, apo të atyre që nuk jetojnë në një familje me të ardhura të tjera, ka shtuar përgjatë këtyre viteve edhe një shumë tjetër mbi pensionin apo ndihmën. Shuma vjetore e subvencionimit për këtë qëllim, prej së cilës përfitojnë mbi 187 mijë familje dhe shuma totale e shpenzuar drejtëpërdrejtë për ta, mbi pensionin, për këtë mburojë sociale është 126 milionë USD në vit ose në total që nga fillimi, rreth 1 miliardë USD subvencion mbi të ardhurat korente, të familjeve me të ardhura minimale. Nuk është pak apo jo po të kemi parasysh se ky është shteti shqiptar, i dalë nga rrënimi financiar i vitit 2013 në sistemin energjetik e jo vetëm.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Emergjenca e energjisë elektrike, Rama: 200 mln euro për garantimin e mosrritjes së çmimit dhe furnizimin pa ndërprerje për familjarët e biznesin e vogël

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza e energjise elektrike edi rama kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll