Politike

3 PIKAT/ Rama prezanton planin për krizën energjitike: 200 mln euro për furnizimin pa ndërprerje dhe mosrritjen e çmimit

9 Tetor 2021, 14:49 Nga DOSJA
3 PIKAT/ Rama prezanton planin për krizën energjitike: 200 mln euro

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot planin me tre pika për përballimin e emergjencës me furnizim të energjisë elektrike. Kreu i qeverisë deklaroi se plani përmban tre pika kryesore, garanton furnzizmin pa nderprerje me energji elektrike të konsumatorit familjar dhe të biznesit të vogël si dhe garanton mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike për të njëjtat kategori. Ndërsa pika e tretë konsiston në vënien në dispozicion të një fondi prej 200 mln eurosh, që do t’i jepen Operatorit për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike për të garantuar mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit dhe ndërpreja e furnizimit të energjisë elektrike. 100 milionë euro pritet të depozitohen në fund të këtij viti, ndërsa 100 të tjera në fillim të vitit tjetër.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë besoj se është koha, që dallimin e madh të përplasjes së opinioneve mes politikanëve dhe të pasjes së opinioneve të kundërta mes njerëzve të zakonshëm, ta kthejmë në një avantazh, në një mirësi kombëtare, duke i kthyer opinionet e kundërta mes qytetarëve, në një burim të ri, të çmuar, energjie kombëtare për vendimmarrjet e vështira të qeverisë. E cila vërtetë del nga zgjedhjet si përfaqësi e palës fituese mes palëve në garë, por është në detyrë katër vjet, për të qenë palë me Shqipërinë e me interesat e popullit shqiptar, pavarësisht dallimeve politike e aq më pak partiake.

Plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjitike ka tre pika:

1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara

2- Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara

3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy.

Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kur e pyetën dikur një kryeministër britanik se nga çfarë trembej, ai u përgjigj, trembem vetëm nga ngjarjet, duke pasur parasysh pikërisht faktin, se jeta është ajo që ndodh ndërkohë që mund të jesh duke bërë plane të tjera. Këto vitet e fundit jeta për ne të gjithë, për pasojë edhe për qeverinë e për mua, ka qenë e përcaktuar shumë më tepër nga ngjarjet se sa nga planet tona; tërmeti, pandemia, e tani edhe kjo furtunë e rritjes së çmimit më delikat të jetesës së përditshme. E di mirë që të tëra këto lënë gjurmë në mendje e në shpirt, por dy gjëra dua t’ju them në fund: Mundohuni të mos e harroni se çfarë mbjellim ne sot, me qëndrimet e me vendimet tona, do të korrin fëmijët tanë nesër. E që nesër fëmijët e sotëm, të mos kenë aq pak fat sa ç’patën fëmijët e viteve 90, që kur u rritën korrën atë që u mboll mbrapsht në ato vite, duhet që ne të mos kërkojmë asnjëherë rrugë të shkurtra që nxjerrin gjithmonë gjatë.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Emergjenca e energjisë elektrike, Rama: 200 mln euro për garantimin e mosrritjes së çmimit dhe furnizimin pa ndërprerje për familjarët e biznesin e vogël

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza e energjise elektrike edi rama kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll