Politike

VIDEO- Rama: Nëse rrisim pagat minimale e pensionet, do kemi krizë urie brenda dy vitesh!

9 Tetor 2021, 14:38 Nga DOSJA
VIDEO- Rama: Nëse rrisim pagat minimale e pensionet, do kemi krizë

TIRANË– Për kryeministri Edi Rama, të bësh pensionin minimal 300 euro dhe pagën minimale 500 euro në një vend si Shqipëria do të thotë që brenda 2 vjetësh shteti të falimentonte dhe qytetarët do të futeshin në një krizë urie ku nuk do të kishin as bukë për të ngrënë. Në një dalje për mediat, teksa prezantoi planin e tij për përballimin e krizës së energjisë elektrike, Rama tha se pagat e pensionet në një vend, rriten njësoj si të ardhurat në një shtëpi. Dhe sipas tij, nuk ka prind në botë, që nuk do t’i japë më shumë fëmijës së tij, por po ashtu nuk ka prind të përgjegjshëm në botë, që i jep fëmijës sot edhe atë që duhet për nesër dhe nesër e le fëmijën të vdesë për bukë.

Pjesë nga fjala e kryeministri Rama:

Dikush mund të thotë e mirë, po këto s’janë asgjë, për sa kohë nuk rriten pensionet në mënyrë domethënëse. Disa madje thonë, bëje pensionin minimal 300 euro dhe pagën minimale 500 euro, pastaj mund të kesh fytyrë e të na dalësh përpara. Unë ju them, nëse ne e rrisim pensionin minimal sot jo në 300 euro, po në 300 mijë lekë, në fund të vitit të ardhshëm ne duhet të mos bëjmë më investime dhe brenda 2 vjetësh, do të përjetonim falimentimin më tragjik të shtetit, ku jo vetëm s’do kishte më pensione, po për herë të parë në historinë e Shqipërisë, qysh nga koha e Skënderbeut, do të shikonim çfarë do të thotë në të vërtetë të mos ketë bukë për të ngrënë. Ndërsa nëse e rrisim edhe pagën minimale jo në 500 euro, po në 500 mijë lekë, na duhet vetëm një vit të hyjmë në krizën e parë të urisë në 500 vjet histori. E thënë ndryshe, që të jemi të qartë, pagat e pensionet në një vend, rriten njësoj si të ardhurat në një shtëpi dhe nuk ka prind në botë, që nuk do t’i japë më shumë fëmijës së tij, por po ashtu nuk ka prind të përgjegjshëm në botë, që i jep fëmijës sot edhe atë që duhet për nesër dhe nesër e le fëmijën të vdesë për bukë. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, domethënë kontributet në vite të atyre që punojnë. Po pa hyrë në historinë e abuzimeve e të gropës së madhe historike të fondit të sigurimeve shoqërore, që po e mbyllim dalëngadalë vit pas viti, sepse shpejt e shpejt s’ka Zot që e mbyll, le të shohim sa sigurime shoqërore paguajmë ne, në Shqipëri, krahasimisht me të tjerë, vendet e të cilëve i sjellim shpesh si shembuj, për pensionet më të larta. Me këtë nivel sigurimesh shoqërore e shëndetësore, ne sot nuk do të paguanim dot as gjysmën e pensioneve që paguajmë. Kjo do të thotë që pjesën e munguar nuk e kemi kërkuar nga njerëzit, po e kemi mbuluar nga buxheti i shtetit, me afro 450 milionë USD çdo vit. Kjo nuk është asgjë tjetër, përveçse shuma e të ardhura nga taksat e aktiviteteve ekonomike dhe të ardhurat personale të atyre që punojnë.

LAJM KRYESOR: VIDEO- Emergjenca e energjisë elektrike, Rama: 200 mln euro për garantimin e mosrritjes së çmimit dhe furnizimin pa ndërprerje për familjarët e biznesin e vogël

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza e energjise elektrike edi rama kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll