Sport

Gravina: “Mancini? Do të rinovojmë kontratën deri më 2026!”

8 Tetor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Gravina: “Mancini? Do të rinovojmë kontratën deri më

ITALI – Italia do të vazhdojë me Roberto Mancinin si trajner edhe pas Botërorit. Njoftimi zyrtar ende nuk është bërë, por presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka dhënë siguri të mjaftueshme marrëveshja e re do të bëhet publike së shpejti.

“Kur erdhi Mancini te “azzurrët”, ai ishte atje. Unë vetëm e rikonfirmova atë. Pata vetëm intuitën, para Kampionatit Europian, për të bërë një gjest besimi dhe përgjegjësie, duke rinovuar kontratën e tij. Gjeta një person të përgjegjshëm, besnik dhe intelektualisht të ndershëm…

Ne u përqëndruam në projekt dhe kaluam shumë mirë. Prandaj është e drejtë të përqëndrohemi në rinovimin e kontratës jo për dy vjet, siç është zakon për ekipet kombëtare, por për katër vjet deri në vitin 2026 “.

Këtë tha presidenti i Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina, nga skena e Festivalit të Sporteve Trento, pa precizuar kohën se kur do të bëhet rinovimi i kontratës midis Mancinit dhe FIGC.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport botërorit festivalit të sporteve trento gabriele gravina italia para kampionatit europian roberto mancinin botërorit festivalit të sporteve trento gabriele gravina italia para kampionatit europian roberto mancinin

Sondazh

Poll