Sport

“Efekti” Theo te Franca: ai është arma shtesë për Deschamps

8 Tetor 2021, 10:22 Nga DOSJA
“Efekti” Theo te Franca: ai është arma shtesë

ITALI – Ndër më të mirët në fushë, vendimtar me golin e fitores, për të luajtur finalen në shtëpinë e tij, në “San Siro”. Me pak fjalë, nuk mund të ketë qenë një mbrëmje më e mirë për Theo Hernandez, i cili papritmas bëri emër edhe në atdheun e tij.

Mbiemri, nga ana tjetër ishte i njohur tashmë, por për shkak të vëllait të tij, Lucas, që mbërriti i pari në ekipin kombëtar me ‘trenin’ e duhur, i cili e solli atë në Rusi me titullin botëror.

Tre vjet më vonë, megjithatë, Franca gjithashtu i gëzon të riut Hernandez. Dhe Theo, në vetëm një muaj, dy ndeshje dhe një gol, tashmë duket se janë bërë një pikë fikse e skuadrës së Deschamps. “Merci Theo”, shkruan “L’Equipe” këtë mëngjes.

Ndoshta ndeshja kundër Belgjikës nuk ishte aq goditëse, sa debutimi në shtator kundër Finlandës (2-0), në mungesë të vëllait të tij, por gjithmonë me atë 3-4-1-2, që duket i përshtatur për ta rritur atë. Jo më kot Deschamps e përfshiu atë te mesfushorët dhe jo në mesin e mbrojtësve të thirrur.

Theo ende meritonte notën 7, për golin e kthesës të një ndeshjeje, që Franca përmbysi në 20 minutat e fundit, me krenari dhe shpirt ekipor. Dhe falë ‘kuqeziut’, një “i cili kurrë nuk dorëzohet”, thekson gazeta sportive, “as në një ndeshje të komplikuar si dje kundër Belgjikës, veçanërisht në pjesën e parë, e cila mund të kishte pasoja në të ardhmen e tij te “blutë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport deschamps san siro theo hernandez deschamps san siro theo hernandez

Sondazh

Poll

Sport 8 Tetor 2021, 08:45

Kuqezinjtë e Kombëtares, sot drejt Hungarisë…

TIRANE – Kuqezinjtë e Shqipërisë janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Hungarisë, ku të shtunën në mbrëmje do të zhvillojnë ndeshjen e saj të radhës, por shu...