Sport

“Rasti” Koulibaly: Identifikohet autorin e thirrjeve raciste. Dënohet me 5 vite

8 Tetor 2021, 16:16 Nga DOSJA
“Rasti” Koulibaly: Identifikohet autorin e thirrjeve raciste.

ITALI – Eshtë gjetur personi që lëshonte thirrje raciste kundrejt Kalidou Koulibaly në fund të ndeshjes Fiorentina-Napoli. Në identifikimin e të riut 30-vjeçar, banues në provincën e Firences, policët mbërritën pasi kishin kontrolluar imazhet nga kamerat e stadiumit.

Identifikimi i subjektit, u bë i mundur nga kqyerja që policët bënë mbi 5000 hyrje në stadium në sektorin e dyshuar. Në fund, kamerat e stadiumit në sektorin Fiesole, nuk lanë asnjë dyshim për identitetin e tifozit, i cili u raportua te Prokuroria e Firences për kryerjen e akteve të diskriminimit racor.

Ai u dënuar për të mos u lejuar për 5 vjet në stadiume, kohëzgjatja maksimale e masës së zbatueshme për ata që kanë një regjistër të pastër. Ky dënim i është raportuar edhe Fiorentinës për të marrë masat e nevojshme.

Koulibaly e raportojë incidentin në mediat sociale, duke e bërë zërin e tij të dëgjueshëm: “Majmuni i mutit. Ata më quajtën kështu. Këta nuk kanë asnjë lidhje me sportin. Ata duhet të identifikohen dhe të mbahen jashtë stadiumeve: përgjithmonë,”- ka deklaruar futbollisti i Napolit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport banues në provincën e firences fiorentina-napoli kalidou koulibaly riut 30-vjeçar banues në provincën e firences fiorentina-napoli kalidou koulibaly riut 30-vjeçar

Sondazh

Poll